Udhëtimi me tren drejt zhdukjes, në gjithë Shqipërinë lëvizin vetëm 67 persona në ditë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 13.01.2023, 16:26

Në një kohë kur çmimi i naftës vijon të jetë mjaft i lartë dhe përdorimi i makinës është i vështirë, treni do të ishte një zgjidhje për udhëtarët në Shqipëri. Në çdo vend të Europës, metrot kanë një rendësi mjaft të veçantë, përtej transportit me autobuzë, pasi është një transport që ofron shërbim cilësor.

Mirëpo në Shqipëri, trenat janë kthyer në disa rrangallë që ecin mbi shinat e amortizuara. Transporti hekurudhor duket se është në ditët më të këqija të mundshme. Qytetarët nuk e pëdorin si mjet udhëtimi, pasi shërbimi lë për të dëshiruar dhe vëmendja e qeverisë nuk ka qenë nga hekurudha.

Statistikat tregojnë se për vitin 2021 trenat në vend kanë përshkuar një rrjet me gjatësi 224 km, në 3 linja shërbimi. Këtë vit, 24 mijë pasagjerë kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet për udhëtim, thënë ndryshe 2 mijë pasagjerë në muaj, ose vetëm 67 persona në ditë.

Edhe në lagjen e ashtuquajtur "Stacioni i Trenit" në Tiranë, i vetmi tren është një lokomotivë e lënë nga bashkia për të treguar se një shërbim transporti mund të kthehet në një murale për turistët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit