Sherri në Fier, shitësja flet për të plagosurin: Është me tre fëmijë, gjynah nga Zoti!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.01.2023, 15:57

Një sherr i çastit ka qenë arsyeja e të shtënave me armë në Fier, ku fatkeqësisht ka mbetur i plagosur shtetasi Dashamir Muca. Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pas plagëve të marra. Ndërkohë, autori, Altin Nika, është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në qytet.

Një shitëse, e zonës ka treguar se si e ka përjetuar sherrin. Ajo rrëfen se dëgjoi vetëm krismat dhe u tremb shumë, kështuqë nuk doli jashtë.

“Është njeri shumë i mirë, uroj vetëm që të jetë mirë. Ai është me tre fëmijë gjynah nga zoti, të jetë mirë. Gjërat sqarohen si do të jetë puna. Unë e njoh për njeri të mirë. Nuk dëgjova asgjë se merresha me klientët brenda, vetëm krisma. Vetëm krisma dëgjuam, nuk dola nga frika. Autorin nuk e njoh, nuk pash asgjë. Kam një jetë të tërë këtu e njoh për njeri të mirë.” – u shpreh më tej ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit