Të shtëna me armë janë regjistruar së fundmi në qytetin e Fierit. Mësohet se një person është plagosur në një qendër tregtare.
"Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi Altin Nika, 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Dashamir Muça, 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.
Nika është larguar nga vendngjarja dhe po kërkohet nga policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.