2 Miliard Lekë miq është vlera e kimikateve që i hidhen ujit që vjen në çezmat e qytetarëve të Tiranës, i cili sipas Erion Veliajt është i pijshëm. Ujë i cili vjen në çezma e jo vetëm që është i papijshëm por që nuk mund të përdoret as për lavatriçen.
Kjo është vlera galopante që kanë kushtuar 3 lote të tenderit të UKT për kimikate të dhëna në mënyrë korruptive një kompanie.
Një vlerë prej rreth 2 MILIARD LEKËSH pa TVSH ka fituar kjo kompani SOT duke shkelur ligjin e kjo gjë duke u normalizuar nga UKT dhe organet e drejtësisë!!!
Le të analizojmë faktet
Loti i parë i tenderit me vlerë mbi 729 Milionë Lekë pa TVSH i është dhënë kompanisë “2 AT shpk” me zotërues Alketa Torin dhe Nuçi Shaminë. Ky tender është shënuar me Flamur të Kuq pasi kompania është shpallur fituese si konkurrente e vetme në garë.
Tenderi është në shkelje sipas Ligjit të Prokurimeve Publike dhe duhet të dënohet si Autoriteti Kontraktor ashtu dhe kompania e caktuar me paramendim për t’u shpallur fituese në një aferë klienteliste. Një prokurë publike që kërkon medoemos hetim nga organet e drejtësisë për dhënie me klientelizëm të parave publike!
Në lotin e dytë dhe të tretë të tenderit është përdorur një skemë e dobët, ku Autoriteti Kontraktor ka bërë një sy qorr, duke luajtur të paditurin për ortakun fantazëm të Torit dhe Shamisë. Në garën e dy loteve të tjera ka marrë pjesë fiktivisht kompania “W.Center shpk” e Bledar Shemajt.
Kjo kompani është përfituese e 23 tenderave për kimikate nga Bashkia Tiranë me vlerë mbi 5 MILIARD LEKË pa TVSH.
Shemaj nuk ka paraqitur as ofertë ekonomike e as dokumentacion për të marrë pjesë në garë por vetëm për t’u regjistruar fiktivisht e për të nxjerrë të rregullt ligjërisht tenderin e ortakëve të tij Alketa Torit dhe Nuçi Shamisë në mënyrë që të mos shënohej me Flamur të Kuq.
Në të dy lotet e tenderit është përdorur e njëjta skemë dhe kompania e tyre “2 AT shpk” ka përfituar 660 MILION LEKË nga njëri dhe 589 MILIONË LEKË në tjetrin.
MË POSHTË NË FIGURË TENDERAT LOTI 2 dhe 3
Kompania e Torit dhe Shamisë ka përfituar 23 tendera në rang bashkish për kimikate me vlerë rreth 5 MILIARD LEKË pa TVSH dhe 30 tendera nga kompanitë shtetërore me vlerë mbi 4.7 MILIARD LEKË pa TVSH.
I takon kreut të SPAK zgjedhja: Të tregohet “Duman” ose të tregohet “Dudum” duke mbyllur sytë si paraardhësi i tij në shpërndarjen e parave publike tek klientët e bashkisë!