Është kthyer i gjithë programacioni në një sfidë klikimesh e nxitje polemikash mes TV shqiptare gjatë kohëve të fundit. Por gjithashtu është vënë re një theksim në promovim të komunitetit LGBTQIA+ në këto ekrane.
Anëtarë të komunitetit bëhen pjesë e reality show, apo merren në intervista për të kërkuar të drejtat e tyre në martesat e të njëjtës gjini apo të drejtës për të adoptuar fëmijë.
Së fundmi, një transgjinor do të kryejë në një ekran shqiptar një operacion plastik ku do të rrisë madhësinë e kupave të gjoksit me disa masa.
Transgjinorja 22-vjeçare e quajtur Luana ka qenë pjesë e disa emisioneve televizive ku ka rrëfyer edhe historinë e saj se si që në fëmijëri është ndjerë femër pavarësisht se ka lindur mashkull.
Përsa i përket operacionit ajo shprehet: “Do ngjaj shumë bukur dhe do jetë shumë plotësuese për të qenë një femër.”