La futbollin për Biblën dhe u bë prift/ Ish-futbollisti: Paratë dhe fama nuk më lumturuan

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 11:57

La paratë dhe famën, për t’u bërë prift katolik, është kjo historia e ish0futbollistit të Irlandës së Veriut dhe Manchester United. Phil Mulryne, 44 vjeç dikur një yll i fushës së blertë dhe sportist e njohur, sot njihet si prift pasi u zhgënjye nga mënyra e jetesës që bënte një futbollist. Mulryne, ish-mesfushor, fitonte 600.000 £ në vit, në kulmin e karrierës së tij, por i ndërroi duke i lënë për librin e shenjtë, Biblën. Duke qenë se paratë nuk ia mbushën shpirtin, ai i la ato dhe iu përkushtua Zotit.

“Është e vështirë të përcaktosh një moment të veçantë. Unë do të thoja se filloi në vitin tim të fundit te Nowich, jo në mënyrë eksplicite. Nuk po mendoja për të kenë në atë kohë, por fillova të jem i pakënaqur me të gjithë stilin e jetës. Ne kemi një jetë të mrekullueshme si futbollistë, unë isha shumë i privilegjuar, por me të gjitha gjërat përreth kuptova që përfundimisht kishte një lloj zbrazëtie. Isha shumë i tronditur, pyesja veten pse nuk jam i lumtur kur kam gjithçka që duan të rinjtë? Aty nisi në një udhëtim drejt eksplorimit të besimit tim, besimit që kisha si i ri. Mora një vendim që të kthehesha në shtëpi për një vit dhe në të vërtetë gjatë atij viti gjithçka u përmbys. Unë dola vullnetar për të pastrehët për një kohë. Fillova të kthehesha në meshë dhe të falesha përsëri rregullisht. Aty gjeta një ndjenjë të vërtetë përmbushjeje me të. Futbolli ishte ngritje dhe ulje e madhe, ndërsa kisha ishte diçka që më jepte një ndjenjë të qëndrueshme kënaqësie”, u shpreh Phil Mulryne.

Mulryne e filloi karrierën e tij në “Old Trafford”, ku bëri debutimin e tij në tetor 1997, teksa aktualisht mbikëqyr një kongregacion në kishën e Shën Marisë Priory në Cork.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit