Mbi 3 milionë euro janë ndarë nga buxheti për blerjen e armëve dhe automjeteve të blinduara për Policinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2023, 11:56

Mbi 3 milionë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për këtë vit për blerjen e armëve dhe automjeteve të blinduara për Policinë e Kosovës.

Sipas të dhënave të prezantuara në Ligjin nr. 08/l-193, mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2023, për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta janë ndarë 1.800,000 euro.

Ndërsa për armë dhe pajisje speciale të policisë janë ndarë 1.450,000 euro. Gati vlerë e njëjtë është vlerësuar të ndahen edhe për vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë se policia aktualisht posedon një numër të madh të autoblindave dhe armëve të modeleve të fundit të cilat përdoren për kryerjen e detyrave zyrtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit