Ngjarje si në filma, i burgosuri arratiset në mënyrë spektakolare në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2023, 11:10

Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku dyshohet se një i burgosur në Idrizovë ka mundur të arratiset në mënyrë spektakolare. Gjithçka ka nisur me një ndihmë të kërkuar nga ai, pasi ka lënduar veten më qëllim që të transportohej në spital.

Më pas policët kanë vendosur ta dërgojnë për mjekim në qendrën shëndetësore dhe pikërisht rrugës për atje ka ndodhur arratisja. Automjetit, me të cilin po transportohej i burgosuri, i është ndalur rruga nga persona të armatosur.

Ka pasur shkëmbim zjarri mes dy palëve, teksa një prej policëve ka mbetur i plagosur dhe i burgosuri ka mundur të arratiset. Thyerja e parë e rëndë e policëve të burgut është fakti se ata nuk njoftuan ambulancën për të mjekuar në burg, por u nisën për ta dërguar në spital të burgosurin, i cili vuante dënimin me 20 vite për vrasje.

Arratisja kishte javë që planifikohej dhe bashkëpunëtorët e të burgosurit e dinin shumë mirë se ku do të kalonte makina, pamjen e saj dhe orarin. Dyshimet janë që të jenë përfshirë policë brenda burgut, që janë korruptuar nga i arratisuri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit