50 mijë litra naftë kontrabandë, sekuestrohet anija e peshkimit në portin e Durrësit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 11:02

Është sekuestruar në portin e Durrësit një anije peshkimi pasi dyshohet se tregtonte naftë kontrabandë. Mësohet se brenda mjetit lundrues janë gjetur 50 mijë litra naftë. Anija që mbante emrin “Geni”, është mjeti i 4 lundrues që kapet me naftë kontrabandë.

Ky është problem që ekziston prej kohësh, pasi në vendin tonë anijet e peshkimit bëjnë kontrabandë nafte, ku e marrin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme dhe më pas e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit