Tritoli në banesën e shefit të krimeve, flet babai i tij: Nuk kemi konflikte, ka ndodhur për shkak të detyrës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2023, 09:45

Në shtëpinë e shefit të krimeve në Policinë e Shkodrës, Pëllumb Shpatit, natën e sotme ka shpërthyer një sasi e konsiderueshme tritoli, teksa kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Për mediat këtë paradite ka folur babai i shefit të krimeve, Gjergj Shpati.

Ai tregon se në shtëpinë me tre kate jetojnë po aq familje dhe kanë qenë të pranishëm 17 anëtarë në orët e para të mëngjesit, kur ndodhi ngjarja.

Ai tregon se ka dëme të konsiderueshme materiale, teksa në lidhje me shkakun e vënies së kësaj sasie tritoli, Gjergji është shprehur se familja nuk kanë konflikte me askënd dhe me shumë mundësi mund të ketë ardhur për shkak të detyrës së djalit të tij.

“Ishim 17 vetë. Tre familje deri në kat të tretë. Ishte i fuqishëm. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëme në dritare, dyer, fasada, makina. Nuk e di se pse ka ndodhur. Kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës, sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd. Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën dhe të hetojë”, ka thënë babai i Pëllumb Shpatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit