Qeveria ndryshon tarifat e legalizimeve, 10 mijë lekë për çdo kat të ndërtimit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 07:50

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar vlerën e re të tarifave të legalizimeve. Sipas SCAN, këtë vit është përcaktuar vlera e tarifave dhe pagesave, masa e penaliteteve, si dhe mënyra e mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave të arkëtuara nga proceset kalimtare të pronësisë. Për tarifat për përditësimin e ndërtimeve pa leje me funksion social-ekonomik dhe në rastin kur subjektet posedojnë më shumë se një ndërtim pa leje, janë secila në vlerën 10 mijë lekë për çdo kat të ndërtimit. Tarifat do të paguhen nga subjekti brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, teksa për ndërtimet pa leje me funksion të përzier aplikohet tarifë shërbimi për përditësimin, vetëm për katin/et që shfrytëzohet/n për veprimtari social-ekonomike.

Për tarifat e shërbimit shtesë për përfundimin në mënyrë të përshpejtuar të procedurave administrative të legalizimit është në vlerën 50 mijë lekë. Tarifa e shërbimit për kalimin e pronësisë së truallit në zonën e stimuluar është në vlerën 10 mijë lekë. Objektet pa titull dhe trualli funksional dhe oborret në përdorim, tarifa për procedurën administrative standarde është në vlerën 10 mijë lekë për miratimin e dokumentit të pronësisë. Tarifa e shërbimit për procedurën e kalimit në pronësi të truallit shtetëror në përdorim, është në vlerën 10 mijë lekë. Ndërkohë të ardhurat që mblidhen nga kalimi i pronësisë mbi parcelën ndërtimore të ndërtimit pa leje kalojnë në masën 70 % në fondin financiar të kompensimit . Ndërsa të ardhurat, që mblidhen nga kalimi i pronësisë mbi sipërfaqet shtetërore shtesë të tokës bujqësore dhe mbi truallin në zonat e stimuluara, kalojnë në masën 50 % në fondin financiar të kompensimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit