Shqiptari në Itali mbyll të moshuarën në dollap dhe i grabit 20 mijë euro

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 22:20

Policia në Cueres të Italisë ka arrestuar një shqiptar pasi akuzohet se ka kryer një grabitje, ndërsa rezulton edhe me pasaportë false. Nën kërcënimin e një thike kuzhine, shqiptari bashkë me disa persona të tjerë kanë hyrë në banesën e një të moshuare, dhe i kanë grabitur asaj 20 mijë euro. Shqiptari me grupin e tij i kanë marrë të moshuarës të gjitha paratë që kishte në shtëpi, një shumë rreth 20 mijë eurosh dhe më pas e ka mbyllur në dollap dhe është larguar, por është arrestuar pak minuta më vonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit