Torturoi dhe mbylli në bodrum fëmijët, dënohet 16.5 vite burg shqiptari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 19:47

Gjykata e Qarkut në Zyrih, ka dënuar me 16.5 vite burg një shqiptar nga Kosova. Ai bashkë me bashkëshorten e tij e cila gjithashtu është dënuar me 10.5 vite burg .kanë torturuar 2 nga 7 fëmijët e tyre. Mësohet se djali 9-vjeçar peshonte vetëm 18.5 kilogramë derisa vajza 10-vjeçare diku më pak se 10 kilogramë, teksa prindërit nuk i kushtonin fare rëndësi as higjienës personale e as shëndetit të tyre.

Gjykata e Lartë zviceriane mundi të faktonte me prova se babai dhe nëna kishin abuzuar me fëmijët e tyre. Sipas aktakuzës, fëmijët nuk ushqeheshin si duhet dhe ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqime nga fëmijët e tjerë në shkollë me qëllim që t’i hanin gjatë pasdites.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit