Rruga “Xhorxh Bush” në kryeqytet hapet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2023, 08:20

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se nga dita e nesërme, do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1, 3 dhe 4, në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.

Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim,

Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.

Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.

Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit