Braktisja e fshatrave/ Ministrja gjen zgjidhjen: Nxënësit do t’i dërgojmë në shkolla qendër

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 12.01.2023, 18:23

Popullësia e Shqipërisë nga viti në vit po shkon drejt rënies. Emigrimi masiv dhe rënia e lindjeve po e rrudhë shoqërinë tonë gjithmonë e më tepër. Ulja e popullësisë ndihet më së shumti në fshatra, ku fëmijët mësojnë në klasa kolektive, pasi nuk ka mjaftueshëm nxënës. Përballë këtij fenomeni, Ministria e Arsimit duket se ka gjetur një zgjidhje.

Shkollat do të mbyllen, ndërsa nxënësit do të transferohen në shkolla më në qendër të zonave të banuara apo edhe drejt qyteteve. Largimi nga fshati do të bëjë që familjet e këtyre fëmijëve të paguajnë transportin. Ministria e Arsimit nuk ka dhënë zgjidhje për lëvizjen e nxënësve nga një shkollë në tjetrën.

Madje mjafton t'u kujtojmë sesi nxënësit e fshatit Priskë, udhëtojnë dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë, pasi Ministria e Arsimit nuk u mundëson një mjet lëvizës. Familjarët e paguanin fillimisht vetë, por më pas u bë e papërballueshme, aq sa shoferët e fugonëve as që shkonin për t'i marrë.

"Një shkollë vartëse mund të ketë dhe 5 nxënës, mund të ketë dhe 2 nxënës, 10 nxënës. Ne synojmë që këto shkollat vartëse ti përqëndrojmë drejt shkollave qendër, qëndrimi është që nxënësit të bëjnë mësimin në klasa normale." – ka deklaruar ministrja Kushi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit