Gati amnistia penale/ Mbipopullimi në burgje detyron Ministrinë e Drejtësisë “të hap dyert”

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 12.01.2023, 17:01

Mbipopllimi i burgjeve po detyron Ministrinë e Drejtësisë "të hap dyert" për disa të burgosur. Aktualisht në Shqipëri janë 2200 të dënuar dhe 2800 të paraburgosur. Numri është mjaft i lartë duke bërë që në institucionet e vuajtjes së dënimit mos të ketë kushtet e duhura të qendrimit.

Ulsi Manja konfirmoi ditën e mërkurë një amnisti penale për të burgosurit gjatë vitit 2023. Për herë të parë në Shqipëri, numri i të paraburgosurve është më i lartë se numri i të burgosurve. Ngërçi i krijuar me institucionet e drejtësisë duke zvarritur gjyqet, ka bërë që shumë shqiptarë të arrestuar për riparimin e shtëpisë, të rinjtë e dënuar për një cigare hashash apo veprave të tjera banale, të mbeten në qeli.

Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, nuk kanë aplikuara forma lehtësuese për situatat e ndryshme, por shkohet direkt në arrestim e më pas në paraburgim. Nga ana tjetër, ligji për ekzekutimin e vendimeve penale e ka të qartë që të paraburgosurit nuk mund të mbahen në të njëjtat ambiente me të burgosurit nesë nuk ka një vendim të formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit