Masazh suedez edhe seks në Astir/ I riu: Çoja shokët e paguanin 100 mijë lekë! Banorët: Turp

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 17:33

“Eden_massage_esthetic”, është qendra e masazheve në Astir që menaxhohej nga vëlla e motër, Kristina dhe Kristos Halili. Këta dy të fundit veç masazhit, ofronin seks përmes vajzave të cilat i përdornin për prostitucion. Pagesat përkundrejt seksit varionin nga 3-15 mijë lekë në varësi të “shërbimit” që ofronin punonjëset, teksa pas zbulimit të qendrës, u arrestuan motër e vëlla dhe një vajzë tjetër 20-vjeçare. Ndërkohë një i ri ka treguar se në qendrën e masazheve “Eden” ku ushtrohej prostitucion tregon se ka dërguar shokët e tij që të kryejnë marrëdhënie me vajzat që punonin aty. Për ReportTV, ai tregon se për një masazh duhet të paguaje 40 mijë lekë, ndërsa për të gjithë ‘shërbimet’ e tjera, përfshirë dhe seksin, çmimi ishte 100 mijë lekë.

“Kam dëgjuar 5-6 i kamë çuar me dorën time deri te dera. I kam hap derën dhe i kam futur brenda. Kanë paguar nga 100 mijë lekë dhe kanë thënë zgjidh çfarë të duash dhe 40 mijë masazhi. Ka gati një vit që ka qenë në funksion. Shokët e mi kanë 2-3 muaj që kanë qenë. 100 mijë lekë. Me të shkuar 10 veta bëhen 1 milion lekë në ditë. Shkonin 7-8 veta në ditë. Kam parë deri në moshën 50 vjeç duke u futur. Mosha të reja më shumë. Më mirë një vend tamam se e di që paguar lekët dhe e di që hyn i pastër dhe del i pastër. I kontrollon shteti. Sa na i kanë hapur nga pallatet. Se kemi goca dhe fëmijë. Duke shfrytëzuar për prostitucion në pallat familjarësh. Zbret nga pallati dhe shikon njerëz duke hy në qendër masazhi që e di se për çfarë është,”- thotë ai.

Ndërkohë banorët e zonës ku ndodhej qendra e masazheve ku kishte lulëzuar dhe prostitucioni shprehen të indinjuar duke e cilësuar si turp.

“Nuk kemi dyshuar ndonjë gjë ne. Shteti duhet të marrë masa sepse nuk janë në të mirë të shoqërisë,”- tha një banor tjetër.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar. Këtu në ‘Astir’ jam prej vitesh dhe nuk kam dëgjuar gjë. Thjesht respekt kam pasur për atë djalin. Si fytyrë e njoh. Muhabet nuk kam pasur dhe nuk di më tepër,”- tregoi një tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit