Hekurudha shqiptare në pikën e “vdekjes”, në rënie transporti i mallrave dhe pasagjerëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2023, 16:38

Shërbimi Hekurudhor thuajse është në zhdukje, teksa transporti i mallrave dhe i pasagjerëve ra më tej më 2021. Sipas Monitor, në lidhje me shkëmbimet tregtare me hekurudhë (import+eksport) në vitin 2021, janë shkëmbyer me jashtë 33,4 mijë ton mallra nga të cilat 11,3 mijë ton janë shkëmbyer me Malin e Zi. Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend ishte 224 km në vitin 2021. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore, Durrës – Librazhd 100 km, Gjorm – Kufi 93 km, Durrës – Kashar 31 km.

Transporti hekurudhor i mallrave kryhet në distanca 0-49 km dhe 50-150 km. Volumi i mallrave që transportohet sipas distancës 50-150 km është 66,5 mijë ton, ose 88,3 % e mallrave të transportuara me transport hekurudhor. Në vitin 2021, 24.018 pasagjerë kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet për udhëtim, ku krahasuar me një vit më parë numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me këtë lloj transporti është rritur me 33,8 %.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit