Një adoleshent identifikuar si Matthew Mislenky i lindur me paralizë cerebrale po prek të gjithë botën me videon e tij, ku shihet se si gëzon kur tashmë ëndrra e tij që në moshën 7- vjeçare i realizohet, teksa pranohet në universitetin e Harvardit.
I riu duket më i lumtur se kurrë, kur merr vesh se ishte pranuar në universitetin që ai kaq shumë dëshironte të vazhdonte studimet e larta dhe të kalonte në një tjetër stad të jetës. Në një video që tani është bërë virale, Matthew dhe motra e tij binjake, Magdalena, të dy 17 vjeç shihen të ulur para një laptopi, duke kontrolluar statusin e aplikacionit të tij në Harvard. Kur shohin rezultatet, vëllezërit dhe motrat çmenden nga gëzimi dhe fillojnë të bërtasin dhe të përqafojnë njëri-tjetrin.
@thewoodstockacademy I’m not crying, YOU’RE crying! 😭 Senior Magda Myslenski shared this video of her twin brother, Matthew, finding out he was ACCEPTED TO HARVARD! Congratulations Matthew! 🎉 You make us so proud. Two wonderful human beings right here! ❤️ Now, please pass the tissues. 🤧 #collegeacceptance #accepted #harvard #reactionvideos ♬ original sound – thewoodstockacademy