Zgjedhjet po vijnë miq dhe na ndajnë vetëm pak muaj nga momenti, kur qytetarët do shkundin votën në kuti, për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë së qytetit ku janë pjesë.
E pikërisht në këtë kohë, socialistët i kanë ndezur motorët e talljes dhe propagandës me qytetarët. AI që ka titullin kampion në këto marifete, është deputeti Taulant Balla, i cili në Fier, ka inauguruar 100 metra rrugë të shtruar me granil dhe e ka trumpetuar pa masë në rrjetet sociale.
Siç shihet nga fotot e postuara në profilin e facebookut të Taulant Ballës, rruga është si mos më keq, por thjesht është sheshuar me pak çakull të imët, që në reshjet e para të shiut, gropat do bëhen shumë të mëdha.
Megjithatë, Balla ia ka arritur qëllimit, pasi pjesën e parë të propagandës e ka realizuar, tashmë mungon vetëm thesi i miellit.