Tha se nuk jeton dot me njerëz që po vdesin, reagon ish-i i Dea Mishel: Ajo është solare!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.01.2023, 13:12

Isli Muça ish- i dashuri i Dea Mishel, njërës prej banoreve në BBV2 ka reaguar në lidhje me deklaratën e saj të fundit që bëri bujë në rrjet.

Ajo u shpreh në kamera se personalisht e kishte të pamundur të jetonte me një person që po vdes dita-ditës. Bukuroshja u kryqëzua nga komentuesit të cilët komentuan me fjalë të rënda mënyrën e saj të të shprehurit kundrejt Luizit.

Në lidhje me këtë histori, ish-i dashuri i Deas ka shkruar se i kanë ardhur mesazhe pafund ku e përgëzonin që ishte ndarë nga ajo.

Ai ka hedhur poshtë fjalët e rrjetit duke thënë se ajo është një vajzë me zemër të madhe dhe deklarata e saj është nxjerrë jashtë kontekstit.

REAGIMI I TIJ

“Dua që t’u kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imagjinate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim.

Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit. Dea nuk mund të qënroje duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkeputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz.

Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqese, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten.

Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshët, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të gjitha është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit