Nesër temperatura të ulëta dhe ngricë në rrugë, termometri në janar pritet të zbresë deri në -5 gradë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 13:02

Ndërprerja e reshjeve të shiut ka sjellë edhe ulje të temperaturave, por që sipas sinoptikanëve janë normale për muajin janar. Gjatë muajit të parë të vitit, temperaturat do të variojnë nga -5 gradë deri në 15 gradë Celsius, pra një dimër i butë siç ka qenë deri më tani.

Sipas sinoptikanit Hakil Osmani edhe gjatë ditës së nesërme do ketë temperatura të ulëta që mund të sjellin edhe ngrica në rrugë. Ai tha se në fundjavë do të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave ndërsa shtoi se nuk ka sinjale që kryeqyteti të zbardhet nga dëbora.

Këto janë ditët më të ftohta. Ditët e tjera të janarit do të sjellin momente të shkurtra. Në zonat malore -4, -5 gradë ndërsa maksimumet 13-14 gradë. Edhe gjatë ditës së nesërme do ketë temperatura të ulëta çka mund të sjellë ngrica në rrugë. Në fundjavë, prej të premtes do ketë rritje të temperaturave të ajrit. Ditët e mbetura të janarit do të jenë me temperatura tipike të janarit, nga -2 gradë në 13-14 gradë. Do ketë dhe episode me temperatura -5 gradë celsius. Sot nesër do ketë mjegull në zonat perëndimore. Kalime të pakta të vranësirave. Ende nuk ka sinjale që dëbora do të zbresë në kryeqytet. Mundësitë janë vetëm për Dajtin. Në qytet temperaturat nga -4 gradë deri në 14-15 gradë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit