Itali/ Shqiptari kërcënon me thikë një grua, e mbyll në dollap dhe i merr 20 mijë €‎

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 12:29

Një grabitje tronditëse ka ndodhur së fundmi në Firenze, Itali. Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka sulmuar një grua teksa po kthehej në shtëpi.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari dhe një burrë tjetër me maskë, kanë kërcënuar gruan me thikë kuzhine dhe e kanë mbyllur brenda një dollapi të shtëpisë. Dy burrat arritën t'i merrnin gruas 20 mijë euro cash , të cilat ajo i mbante në shtëpi. Pasi kriminelët janë larguar, zonja për fat ka arritur të dalë nga dollapi dhe nga shtëpia dhe të japë alarmin tek autoritetet.

Në kuadër të hetimeve, policia e shtetit bastisi një banesë në Cures ku u arrestua një 25- vjeçar shqiptar me dy pasaporta, njëra prej të cilave false. Burri u gjurmua pasi një patrullë e skuadrës së lëvizshme hasi në rrugë me një çift, burrë dhe grua me origjinë të huaj. Gjatë kontrolleve në banesën e këtij të fundit, policia ka identifikuar më pas 25-vjeçarin shqiptar me dokumentin fals.

Autoritetet vazhdojnë hetimet në lidhje me grabitjen e ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit