Dea Mishel: Unë nuk jetoj dot përditë me njerëz që po vdesin dita-ditës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.01.2023, 12:10

Dea Mishel, bjondja me sy blu e cila pak kohë më parë bëri bujë në rrjetet sociale në lidhje me një deklaratë për jetimet, ka “goditur sërish” me një tjetër deklaratë për njerëzit e sëmurë.

Para se të hynte në formatin televiziv ndaj saj shpërtheu një revolte në rrjet për shkak të një videoje ku bënte shaka me fëmijët jetimë.

“Fëmijët jetimë si e vizatojnë një shtëpi? Me një dritare dhe çati apo me shumë dritare dhe një çati në formë institucioni”,-thoshte ajo në videon që pati shumë polemika e më pas u fshi nga profili i showgirl.

Bukuroshja e cilësuar si Barbie për shkak të pamjes së saj, etiketohet në rrjet si “princesha mbi bizele”. Këtë radhë rrjeti e ka kryqëzuar Dean për një deklaratë që ka bërë ndaj Luiz Ejllit në lidhje me sëmundjen e tij.

”Nëse Luizi është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore dhe duhet konfirmuar kjo gjë për ne, pasi unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që është duke vdekur dita-ditës, është shumë e rëndë”,- deklaron Dea, ndërkohë që Kejvina ia pason “Edhe unë!”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit