Humb jetën gruaja në Fier, u godit nga dashi që po kulloste

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 11:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fier. Mësohet se në fshatin Lalar, një grua me iniciale F.V 64-vjeçe ka humbur jetën pasi është goditur nga një dash.

Gruaja ka qenë duke kullotur tufën e bagëtive të imëta kur dashi e ka goditur.

Njoftimi i policisë:

Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit