VIDEO/ “U ribashkuam dhe më puthi si kafshë”, modeles turke i këput i dashuri gjuhën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.01.2023, 11:13

Një rast i çuditshëm dhe i rrallë ka ndodhur në Turqi, ku modeles Seyda Orsay, i dashuri i saj i kafshoi gjuhën aq shumë, sa ia këputi. Historia e Orsay u bë publike pasi ajo postoi një foto në rrjetet sociale. “A jam unë e vetmja që i është prerë gjuha gjatë puthjes”, shkroi Orsay përbri një fotoje.

Pasi fotoja e saj shkaktoi një bujë të madhe, modelja postoi një video, ku tregoi më shumë detaje rreth këtij incidenti të dhimbshëm. “Para një muaji ishim ndarë, por ai më bindi të ktheheshim bashkë dhe më puthi. Ai më puthi si një kafshë”, shprehet Orsoy, duke dhënë më shumë detaje.

Orsoy shkoi te mjekët dhe e qepi gjuhën, teksa shkruan se nuk ndjen dhimbje. Seyda Orsoy, është kurorëzuar Miss Fotomodel në Turqi në vitin 2010. Ajo është imazh i disa kompanive të mëdha në Turqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit