Eliminimi i Uruguait nga Botërori që në fazën e grupeve u shoqërua më shumë polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarit të ndeshjes së fundit me Ganën, i cili nuk i dha dy penallti latinëve, që pas analizimeve të specialistëve, u tha se ishin 11-metërsha të rregullt.
Latinëve u duhej vetëm një gol për të arritur kualifikimin, që nuk erdhi dot dhe shkaktoi zemërimin e madh të lojtarëve pas ndeshjes. Gjesti më i dhunshëm ishte i Edinson Cavanit, i cili grushtoi ekranin e VAR-it dhe e hodhi në tokë.
Sulmuesi është nën hetim për këtë veprim të tij, ashtu si edhe shokë të tjerë të skuadrës, që u përfshinë në incidente të tjera. Ai e pranon gabimin e tij, por pret edhe një sanksion ndaj arbitrit, që sipas tij i kushtoi eliminimin nga Kupa e Botës uruguaianëve.
“Nëse më dënojnë për goditjen e ekranit, atëherë arbitri, i cili na përjashtoi nga Kupa e Botës, duhet të arrestohet. Këto janë gabime që nuk mund të bëhen me kaq shumë burime, arbitra dhe video në dispozicion”, tha sulmuesi i Valencias për radion spanjolle Cadena Ser në Riad.
Cavani isn’t a fan of VAR pic.twitter.com/8wFshiDWk4
— Football F*ck Ups (@FootbaIIFckUps) December 2, 2022