I moshuari tenton të vrasë 73-vjeçarin në Devoll, e godet me sëpatë në kokë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 10:36

Një 62-vjeçar ka tentuar të vrasë me sëpatë një 73-vjeçar në Devoll. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Menkulas dhe në fillim është raportuar si aksidentale.

Pas hetimeve, është zbuluar se 73-vjeçari me iniciale V.B është goditur me sëpatë në kokë nga 62-vjeçari V.B. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur për motive të dobëta dhe 73-vjeçari i plagosur por transportohet drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Menkulas, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të fortë (sëpatë), një 73-vjeçar.

Falë veprimeve hetimore të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Bilishtit, kishte shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar në kokë, menjëherë kanë shkuar në spital, me qëllim verifikimin e rastit. Shtetasi i dëmtuar V. B., 73 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Falë hetimeve të thelluara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Menkulas”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga provat e siguruara nga hetimi rezultoi se shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për motive të dobëta, kishte goditur me mjet të fortë (sëpatë), në kokë, 73-vjeçarin, i cili do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit