Kosovari kapet në aeroportin e Prishtinës me vizë false

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2023, 09:59

Një person është ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasi dyshohet se viza në pasaportën e tij është e falsifikuar. Policia njofton se rasti ka ndodhur dje dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit personi është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti policor:

ANP Adem Jashari 11.01.2023 – 09:45. I dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar pasaportën që dyshohet se viza mundë të jetë e falsifikuar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit