Shqiptari i deportuar kapet me ‘Benz’ në Angli, “s’i kujtohet” as emri i tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2023, 08:30

Një shtetas shqiptar i cili ishte duke drejtuar një makinë në autostradën M4 në Wiltshire, Angli është arrestuar nga policia. Shtetasi shqiptar ishte duke ecur me një makinë tip 'Mercedes' në drejtim të lindjes drejt Swindon kur u ndalua nga policia dhe u zbulua se ishte i deportuar.

Shqiptari u dha oficerëve të policisë rrugore të dhëna të rreme dhe më pas u arrestua me dyshimin se drejtonte pa leje ose sigurim. Në paraburgimin e Gablecross, shqiptarit iu kujtua emri i tij i vërtetë dhe u zbulua se ishte një shtetas i cili kërkohej për shkelje të një urdhri dëbimi.

Një urdhër dëbimi kërkon që një person të largohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe i ndalon ata të hyjnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar përderisa ligji mbetet në fuqi. Shqiptari është dorëzuar te Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit