Misteri me punonjësen e kazinosë nga Kenia/ Truri i vajzës ndodhet në gjendje vegjetative

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.01.2023, 07:54

Detaje të reja janë bërë me dije për mediat në lidhje me gjendjen shëndetësore të Joy, vajzës nga Kenia punonjëse në një kazino të kryeqytetit.

E reja u dhunua barbarisht dhe ra në gjendje kome teksa autorët e ngjarjes së rëndë nuk janë vënë ende para drejtësisë. Ajo ndodhet tek Trauma, duke patur përmirësime fizikisht, por truri i saj ndodhet në gjendje vegjetative.

Nëna e saj ka mundësuar dërgimin për kurim të së bijës drejt një spitali të specializuar në Turqi ose Itali, teksa shuma për ta bërë të mundur këtë gjë është 150 mijë euro.

Përfaqësurs të ambasads së Kenias kanë vizituar të renë në spital dhe kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit