Burri lag me zorrë uji lypësen e pastrehë: Largohu!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.01.2023, 07:26

Një pronar i një galerie arti është bërë personazhi i momentit në rrjetet sociale pas një videoje virale të tij duke lagur me zorrë uji një grua të pastrehë të ulur në trotuar.

Collier Gwin, pronari i Galerisë Foster Gwin në San Francisco, pretendoi se gruaja e pastrehë ishte "e dhunshme" dhe këmbënguli se në lagje kishin provuar ta ndihmonin, kur u përball me një valë komentuesish të irrituar në rrjetet sociale.

Gwin u filmua i mbështetur në portën e një restoranti lokal duke lagur një grua të pastrehë të ulur përballë tij në trotuar.

E pastreha e bezdisur nga veprimi po bërtiste dhe i bëri shenjë disa herë të ndalonte. Pasi e lagu për disa sekonda, Gwin iu afrua më shumë, tregoi me gisht nga rruga dhe i tha: "Lëviz! Lëviz! Lëviz! Në rregull?"

Videoja mori miliona shikime dhe nxiti zemërim për veprimet e Gwin-it në rrjet.

View this post on Instagram

A post shared by TRT World (@trtworld)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit