Ku po ‘zhduken’ lekët e shqiptarëve?! Mirlinda e AKSHI-t jep 1.7 miliardë lekë për reklamimin e e-Albania

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2023, 22:42

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ose siç njihet ndryshe AKSHI ka shpenzuar me miliarda lekë për reklamimin e portalit qeveritar e-Albania i cili ka dështuar dhe është gjunjëzuar shpeshherë para sulmeve kibernetike të vazhdueshme.

Por pavarësisht këtyre sulmeve dhe denoncimeve të shpeshta të qytetarëve për mosfunksionimin e portalit, për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, më shumë rëndësi ka reklamimi se mbrojtja dhe mirëfunksionimi i e-Albania.

AKSHI i ka ofruar shumën 173.220.000 lekë operatorit ekonomik ‘Spot Communicatiuons' për të reklamuar shërbimet e e-Albania. Në këtë tender morën pjesë kompanitë, ‘Oglivy’ shpk, ‘Spot Communicatiuons’ shpk dhe ‘1Up’ shpk.

Sipas "OraNews" këto kompani janë të lidhura me njëra-tjetrën. Duke iu referuar ekstrakteve të marra nga QKB, rezulton se kompania fituese ‘Spot Communicatiuons’ dhe kompania pjesëmarrëse në tender ‘1Up’ janë të lidhura me njëra-tjetrën. Mirza Alibegaj sot administratore e ‘Spot Communicatiuons’ në vitin 2013 ka qenë administratore e ‘1Up’. Sipas ekstraktit historik në QKB, Mirza Alibegaj, u emërua administratore pas largimit te Theodhoro Çamit. Në vitin 2013 ‘Le Spot Group’ ka qenë ortak me kompaninë ‘1Up’ sot ‘Le Spot Group’ është ortak i kompanisë ‘Spot Communicatiuons’. Ndërkohë që dyshimet më të mëdha ngrihen për faktin se kompanitë në kohën e tenderit kanë rezultuar te e njëjta adresë në Lundër.

Por pavarësisht këtyre 'detajeve', drjetoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka vendosur të mbyllë sytë dhe të tregohet dorë lëshuar me fondet publike ashtu siç bën gjithmonë.

"OraNews" ka pyetur Karçanajn, nëse kompanitë pjesëmarrëse në tender kishin lidhje me njëra-tjetrën por drejtuesja e AKSHI-t ka refuzar t’i përgjigjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit