Shpërthen në flakë karikuesi i një pasagjeri, zjarr i madh në avion

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2023, 21:14

Dy pasagjerë në bordin e një avioni për në Singapor u plagosën pasi një karikues portativ mori flakë teksa avioni po përgatitej për ngritje.

Pamjet alarmante të marra nga telefoni i një pasagjeri dhe që po qarkullojnë në mediat sociale tregojnë stjuardesat që përpiqen të mbajnë të qetë njerëzit e shqetësuar ndërsa zjarri dhe tymi fillon të shkaktojë panik.

Zjarri filloi kur një karikues portativ (power bank) mori flakë papritur dhe mbushi ajrin me tym. Kjo detyroi të gjithë 189 pasagjerët dhe ekuipazhin të evakuonin avionin që po udhëtonte për t'u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale.

Dy persona në bordin e avionit morën djegie të lehta, por të gjithë pasagjerët e tjerë u evakuuan të padëmtuar. Një nga të plagosurit ishte pronari i power bank-ut i cili shpërtheu kur u nxeh, duke shkaktuar zjarrin. Mësohet se personi tjetër i plagosur ishte shoqëruesi i tij.

Avioni, i cili arriti të kthehej i sigurt në pistë pas shuarjes së zjarrit, iu nënshtrua inspektimeve të duhura dhe më pas rifilloi fluturimin e tij më vonë atë mbrëmje. Sipas një deklarate të lëshuar nga linja ajrore Scoot, hetimet e mëtejshme për incidentin janë duke u zhvilluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit