Gjatë muajit dhjetor që sapo lamë pas produktet ushqimore të nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 25,4 % më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave nga INSTAT vetëm ky grup ushqimor ka pësuar rritjen më të madhe pasi edhe kërkesa ka qenë e tillë.
Gjatë muajit dhjetor kërkesa për vezë dhe gjalp u shumëfishua për shkak të bakllavave dhe ëmbëlsirave të tjera që bëhen për festat e fundvitit. Përgjatë muajit dhjetor një kilogram gjalpë u shit mbi 1600 lekë, teksa shumë shpesh tregjet kishin mungesë të këtij produkti.
Kohët e fundit Shqipëria po përballet me një krizë të furnizimit të rregullt me bulmet. Tranzicioni demografik është faktori kryesor i kësaj krize. Emigrimi i shqiptarëve por edhe migrimi nga zonat rurale në zonat urbane ka sjellë tkurrjen e krerëve të bagëtive. Së dyti fermat e vogla shqiptare nuk përfitojnë subvencione e për rrjedhojë nuk rezultojnë fitimprurëse. Ndërkohë që popullsia që vazhdon të jetojë në zonat rurale po shkon drejt plakjes dhe e kanë të pamundur të merren me kafshët që kanë në shtëpi.
Fermerët blegtorë lajmërojnë se ky vit do të jetë edhe më i vështirë nëse qeveria nuk ndryshon politikën e subvencioneve për të ndihmuar fermat e vogla dhe për të nxitur përpunimin e qumështit në baxho. Blegtoria shqiptare është e zhvilluar në ferma të vogla dhe zinxhiri i përpunimit duhet të jetë i tillë.
Tabela e marrë nga Monitor