Erion Veliaj dhe Edi Rama mashtruan për turistët, Shqipërinë e vizituan më pak nga sa u propagandua

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 11.01.2023, 19:02

Ky sezon turistik në Shqipëri, kryesisht ai i verës, do të mbahet mend për fatkeqësitë që ndodhën dhe talljet institucionale. Besojmë ju kujtohet humbja e jetës së Jonada Avdias, Anri Kashnikut dhe dhjetra qytetarëve që u mbytën nga mungesa e rojeve bregdetare. Sikur të mos kishte ndodhur gjë, qeveria u kujdes të hedhi parrulla se sezoni ishte i mbarë dhe se Shqipëria i kishte marr Greqisë turistët.

E megjithatë, qeveria gënjeu edhe sa i përket shifrave reale të turistëve duke propaganduar në mënyrën më të shëmtuar.

“Ne sot do të kapim besoj rekordin, në qoftë se vazhdon ky trend deri në fund të vitit, 7 milionë turistë”, deklaroi Veliaj në tetor të këtij viti. Por sipas përgjigjies zyrtare të Bashkisë së Tiranës, rezulton se numri i turistëve nuk ka qenë më i lartë se 2 milionë.

Më 27 dhjetor 2022, ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se deri në muajin nëntor në Shqipëri kanë mbërritur 7.1 milionë turistë. Ndërsa kryeministri Rama, në një postim në rrjetet sociale në 9 janar 2023 thotë se vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 7.5 milionë turistë.

Padyshim që Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm për turizëm, me zona bregdetare dhe malore shumë të bukura dhe eksplorimi i saj është një aventurë e vërtetër. Fakti sesi mbi kurrizin e bukurive natyrore të Shqipërisë po abuzohet me shifrat dhe lejet për investitorët strategjikë, është dëmi më i madh që i bëhet turizmit .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit