1.2 mln euro dëmi ekonomik/ Arrestohet sekretari i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 11.01.2023, 17:17

Arlind Gjokutaj, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, është arrestuar këtë të mërkurë së bashku me dy zyrtarë të tjerë të këtij institucioni. Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim. Hetimet kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Në listën e të arrestuarëve është janë Fatmir Hoxhaj nën rolin e drejtorit juridik dhe Alban Ruli, i cili ishte nën funksionin e përmbaruesit. Shkak i arrestimeve është bërë shitja e një magazinë dhe trualli mes institucionit dhe shtetasit Ilir Thana.

Kujtojmë se Arlind Gjokutaj ishte emëruar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave të tetor të 2021. Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Doganave, ndërsa para se të emërohej në Ministri ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit. Po ashtu vite më parë ka qenë edhe tek Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit