Një dron nga fansat është dërguar pak minuta më parë për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili dje tronditi opinionin publik me historinë e tij enigmatike për një sëmundje të rrallë.
“Si i thuhet Luanit në Shqip – Luiz Ejlli” – shkruhej në çarçafin e varur tek droni, të cilin Big Brother vendosi që të mos e shikojnë banorët.
Mirëpo ata ishin jashtë dhe e morën shumë mirë mesazhin.
Big Brother vendosi me një ultimatum që të gjithë banorët të futeshin brenda dhe askush të mos ishte jashtë. Gjithashtu, pothuajse u fikën kamerat në të gjithë shtëpinë.