Lëvizte me armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 16:24

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale J.P 29-vjeç për veprën penale mbajtje pa leje prodhim i armëve. Ai u kap me armë, teksa ende nuk dihet arsyeja dhe kë do vriste. U riu është dënuar me 2 muaj burg, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin në kërkim J. P., 29 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 28.04.2022, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit