Vrasja e 27-vjeçares serbe, autori i dyshuar është shqiptar i Malit të Zi, arratiset jashtë shtetit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 15:55

Mediat serbe raportojnë se shtetasi me inicialet J.G., dyshohet se është autori i vrasjes së studentes serbe Ivana K, 26-vjeçe. I dyshuari nga Mali i Zi e shoqëroi Ivanën në shtëpi mbrëmjen fatale dhe më pas nisi ta mbyste vajzën duke i mbuluar me njërën dorë hundën dhe me tjetrën gojën.

Gjurmët e ADN-së së tij janë gjetur në banesën në Zvezdarë dhe tani për tani gjithçka tregon se vrasësi është ai. I riu thuhet se ka shoqëruar Ivanën në shtëpi mbrëmjen fatale dhe më pas nisi ta mbyste vajzën, duke i mbuluar me njërën dorë hundën dhe me tjetrën gojën.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, ndoshta për të larguar dyshimet, pas vrasjes i ka dhënë lamtumirën e fundit Ivanës dhe ka publikuar foto të përbashkëta.

'Engjëlli im, pushofsh në paqe, të jetë e lehtë dheu i zi. Të gjithë jemi të Allahut dhe tek ai kthehemi – ka shkruar ai në një nga mesazhet poshtë fotos së përbashkët duke treguar se si po përgatiteshin për të festuar Vitin e Ri.

Vrasja e 27-vjeçares serbe, autori i dyshuar është SHQIPTAR,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit