“Patronazhistë që nuk vijnë në punë, rrogat na i vonojnë”, punonjësit e portit të Shëngjinit në protestë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.01.2023, 15:18

Punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur ditën e sotme në protestë për shkak të vonesave të pagave, kushteve të këqija të punës dhe faktit që nuk marrin shpërblime nga shteti.

Ata thonë se Porti i Shëngjinit po shkon drejt falimentit, teksa ngrenë alarmin se një pjesë e punonjësve janë të punësuar fiktivë, që paraqiten shumë rrallë në punë dhe marrin rrogën kot.

“Pagën nuk na e japin në datën e caktuar, në datën 1, por shkon deri më 23. Nuk po marrim rrogën, shpërblime jo e jo. Nuk e kuptoj përse kërkojnë punëtorë. Që kur ka ardhur ky drejtor, vonohen pagat.

Na kanë shkatërruar. Porti i Shëngjinit po shkon drejt falimentimit, nga drejtoria e ndërmarrjes. Ka patronazhistë të PS që marrin rrogë pa ardhur fare në punë. Ka shumë që nuk vijnë fare në punë, janë mbi rreth 30 vetë”, kanë thënë nga protestuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit