Në mars të vitit të kaluar, autoritetet dhe mediat italiane bënë të ditur se kanë superjahtin “SY A” në një magazinë në portin e Triestes. Varka me vlerë rreth 530 milionë euro dhe që i përket oligarkut rus Andrey Igorevich Melnichenko, u tha se i është nënshtruar një urdhri sekuestrimi nga Guardia di Finanza në kuadër të masave të marra ndaj manjatëve rusë të përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Evropian. Mirëpo një qytetar për redaksinë e JOQ Albania, bën të ditur me foto, se jahti 530 MLN € i oligarkut rus Melnichenko që u furnizua me naftë në Sarandë, është ende në Trieste dhe nuk është sekuestruar.
143 metra i gjatë dhe 25 metra i gjerë, ‘Sy A’ është jahti më i madh me vela në botë. I lançuar në vitin 2015, ai është ndër më të shtrenjtët e ndërtuar ndonjëherë dhe mban flamurin e Bermudës. Kujtojmë se në shtator të 2020, jahti i oligarkut rus zbarkoi në Sarandë ku u furnizua me të paktën 700 ton naftë. Nafta miliarderit rus iu shit pa taksa, pra asokohe për një litër naftë Melnichenko pagoi 60 lekë, ndryshe nga qytetarët që paguanin para dy vitesh një çmim mesatar prej 160 lek për litër.