Dy grabitje në pesë minuta, arrestohen nga policia italiane dy të mitur shqiptarë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 10:56

Policia italiane ka arrestuar dy të mitur pasi janë kapur duke grabitur disa qytetarë në disa zona të Italisë. Dy 17- vjeçarët kanë kryer dy bastisje në pesë minuta. Ngjarja e parë ka ndodhur në orën 19:40 në Vittorio Veneto, ku një italian 21- vjeçar u gjend i rrethuar nga pesë adoleshentë, të cilët e bllokuan në trotuar dhe i grabitën telefonin, portofol me 155 euro dhe karikues celulari.

Policia ka marrë dëshminë e të sulmuarit, i cili fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar. . Shqiptarët 17-vjeçarë u arretuan nga policia, më pas do të transferohen në qendrën e parë të pritjes së institutit të të miturve të Torinos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit