Humbi jetën natën e Vitit të Ri në Itali/ Shokët vendosin lule në bankën dhe dollapin e Ledjonit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 10:01

Ledjon Imeraj është 17-vjeçari nga Dibra që ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 si pasojë e flakëve që përfshinë qendrën komunitare për të mitur në Pasian di Prato të Udines, në Itali. Shkakun e vdekjes së të riut e ka bërë të ditur rezultati i autopsisë, i kryer nga mjeku ligjor Carlo Moreschi. I riu priste të mbushte 18 vjeç, teksa kishte shkuar që në moshën 15 vjeç në Itali për një jetë më të mirë. Ledjoni i ndjerë është kujtuar me dhimbje në shkollën e tij.

Bashkëmoshatarët e tij, e kanë të vështirë ta besojnë atë që ka ndodhur. Dikush kishte folur me Ledjonin disa orë para tragjedisë dhe të mos e shohësh më në klasë është e rëndë, teksa prej ditës së djeshme dollapi i tij ka qenë një vend pelegrinazhi për studentët dhe mësuesit. Vdekja e Ledjonit do të hetohet si vrasje nga pakujdesia, ndërsa ende nuk dihet ndaj kujt rëndojnë akuzat për këtë çështje.

Ndërkohë trupi i pajetë i të riut nga Dibra ka ardhur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri në rrugë tokësore, ndërsa do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 13:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit