Akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, Andrew Tate mbetet në paraburgim në Rumani edhe 30 ditë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 09:29

Influencuesi kontrovers Andrew Tate ka humbur përpjekjen për t'i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani. Ai bashkë me të vëllanë Tristan, u arrestuan muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

Vëllezërit Tate janë nën hetim penal që nga prilli, teksa janë identifikuar gjashtë gra që dyshohet se janë shfrytëzuar seksualisht nga grupi i organizuar kriminal. Vëllezërit me dy gra rumune formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Andrew dhe Tristan Tate do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune ankesën e tyre të martën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit