Vrau partneren me thikë në zemër, mbyllen hetimet për Ramiz Micin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.01.2023, 07:54

Pak pas mesnatës në korrik të 2022 në banesën e marrë me qira nga çifti në lagjen “Skenderbej” në Elbasan u regjistrua një ngjarje tragjike. Ramiz Mici qëlloi për vdekje me thikë 37-vjeçaren, braktisi trupin e saj të pajetë aty dhe u arratis. Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga pronarët e banesës shtirë në dysheme mbuluar me gjak.

Prokuroria e Elbasanit bën me dije se ka depozituar në gjykatë kërkesën për gjykimin procedimit penal. Sipas hetimeve, Mici e ka qëlluar Elezin me thikë në pjesën e kraharorit, gjë që i shkaktoi vdekjen Elezit. Ramiz Mici është marrë i pandehur dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit