Racat më të zgjuara të qenve në botë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2023, 01:45

Janë zbuluar racat më inteligjente të qenve në botë dhe rezultatet mund t'ju habisin.

Shkencëtarët në Universitetin e Helsinkit testuan 1000 qen duke u vendosur atyre shtatë detyra njohëse dhe tre detyra të sjelljes, duke përfshirë aftësinë e tyre për të lexuar gjestet njerëzore.

Sipas gjetjeve të tyre, pastori belg Malinois është qeni më i zgjuar, me 35 pikë nga 39. Në vendin e dytë doli Border Collies me 26 pikë, i ndjekur nga nga raca gjermane Hovawart, me 25 pikë. Qentë të tjerë të zgjuar përfshijnë Labrador Retrievers, Border Collies dhe Golden Retrievers.

Shumica e racave kishin pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Për shembull, retrieveri Labrador ishte shumë i mirë në leximin e gjesteve njerëzore, por jo aq i mirë në zgjidhjen e problemeve hapësinore.

Më poshtë lista e plotë:

Pastori belg Malinois

Kelpie Australian

Labrador Retriever

Border Collie

Golden Retriever

Hovawart

Qen uji spanjoll

Shetland Sheepdog

English Cocker Spaniel

Bariu Australian

Raca e përzier

Pastor Gjerman

Lappund finlandez

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit