Gruaja lind në sediljen e makinës rrugës për në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2023, 01:07

Një grua në Australi ka lindur në sediljen e përparme të një LandCruiser Prado rrugës për në spital.

Courtney Graham tha se gruaja e tij Wendy lindi në makinën e tyre kur ai po e çonte në spital në Perth në orën 5 të mëngjesit të së hënës.

Gjatë rrugës gjërat morën një kthesë dramatike. Babai u detyrua të ndalte makinën anës rrugës që gruaja e tij të lindte e qetë.

Pas disa shtytjeve dhe me asistencën telefonike të një mjekeje, gruaja arriti të lindte bebin e quajtur Macy. Në një moment foshnja nuk po qante dhe prindërit u shqetësuan.

Ata e dërguan menjëherë në spital, mjekët peshuan foshnjen e porsalindur i cili ishte plotësisht i shëndetshëm pavarësisht lindjes së pazakontë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit