Papunësia në Lezhë dhe Durrës arrin kulmin por qytetarët kanë më shumë iPhone dhe iPad

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2023, 00:14

Nivelet e papunësisë janë të ndryshme për qytete të ndryshme në vendin tonë. Por pavarësisht papunësisë së lartë dhe situatës ekonomike jo aq të mirë, asgjë nuk i ndalon shqiptarët t’i bëjnë qejfin vetes me telefona “smart”.

Sipas “Monitor”, në qarqet e Lezhës dhe Durrësit, ku papunësia është më e madhe, qytetarët kanë më shumë iPhone dhe iPad krahasuar me 10 qarqet e tjera të vendit.

Të dhënat e INSTAT që burojnë nga statistikat e rajonale 2021 tregojnë se 84.5 për qind e popullsisë se qarkut Lezhë disponon iPhone dhe iPad. Në të njëjtin vit Lezha u rendit si qarku me papunësinë më të lartë në vend dhe me nivelin me të lartë inaktivitetit (popullsisë në moshe pune, por që nuk është në kërkim të punës).

Papunësia në rang kombëtar ishte rreth 12 % në vitin 2021, por në qarkun e Lezhës ky tregues ishte mbi 22%.

Menjëherë pas Lezhës, qytetarët e Durrësit kanë më shumë “smart phone”. Të dhënat tregojnë 83.5 % e popullsisë së qarkut Durrës kishte telefon “smart” me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2019 ku vetëm 62% e popullsisë së qarkut i dispononte këto pajisje. Në vitin 2021 papunësia në qarkun e Durrësit ishte më shumë se 17%, gati 5pikë % mbi mesataren kombëtare.

Ndërkohë në vendin e tretë renditet qarku i Kukësit, i cili gjithashtu ka nivelin më të lartë të varfërisë, gati sa dyfishi i mesatares kombëtare. Edhe pse Kukësi kishte konsumin më të ulët për frymë në krahasim me qarqet e tjera në vitin 2021, kjo nuk i penguar qytetarët kuksianë që të kenë telefona inteligjente. Gjithashtu qarku Verilindor ka rritjen më të madhe të këtyre pajisje me rreth 22% në krahasim me vitin 2019.

Vlen të thuhet se rritja e numrit të telefonave “smart” lidhet edhe me rritjen e emigracionit të viteve të fundit pasi familjarët detyrohen të komunikojnë me të afërmit e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit