Pamje të rënda! Një lopë e ngordhur përfundon në lumin në Paskuqan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2023, 22:37

Kafshët e ngordhura nëpër lumenjtë e liqenet e vendit tonë duket se janë kthyer në normalitet.

Rastet kur shohim qenë, mace, dele e lopë nëpër lumenj sa vijnë e shtohen.

Së fundmi në lumin e Tiranës që kalon nëpër Paskuqan një lopë e ngordhur ka përfunduar në lumë.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, mund të shihni se si lopa e ngordhur ndodhet në mes të lumit duke u kthyer në shqetësim për qytetarët dhe kalimtarët.

Raste të tilla sa vijnë e përsëriten në vendin tonë ndërkohë që reagimi i autoriteteve përkatëse është i vakët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit